Vuçiç: Kosova do të mbetet në Serbi, por do të vuajmë shumë

KOSOVA


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një interviste, është shpreur se Kosova do të jetë në Serbi, por do të vuajnë shumë.

“Unë mendoj se Kosova do të jetë në Serbi dhe këtë e kam thënë edhe në Kuvend. Pas meje, pyet dikë tjetër. Mendoj se Kosova do të jetë në Serbi, edhe pse mendoj se do të vuajmë shumë”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një paraqitje në transmetuesin publik serb “RTS”.


Më tutje, ai shtoi se tre serbë kanë shpëtuar nga prangat në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak. Sipas tij, institucionet e Kosovës po e bëjnë këtë që të pushtojnë me forcë dhe të sundojnë në atë mënyrë.

“Perëndimi hesht. Ata duan të mbajnë disa ‘zgjedhje lokale’, dhe kandidatët e tyre të vetëm janë partitë e Kurtit dhe Thaçit. Serbët nuk do të marrin pjesë në ato zgjedhje.#

Imagjinoni atë demokraci në të cilën vijnë për të na kripur mendjen në Beograd se ‘nuk ka mjaft demokraci’, dhe këtu fajin e kanë serbët”, tha Vuçiçi.




Skip to toolbar