Vula i kalon Berishës/ Minxhozi: PD futet në lojën klasike paraelektorale. Deri në zgjedhje, drejtësia e re do modifikojë skenën politike

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi thotë se Sali Berisha ka pritur në Partinë Demokratike njerëz që i ka përzënë dhe përjashtuar.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se me marrjen e vulës nga Berisha, PD futet në lojën klasike paraelektorale.


Sipas Minxhozit, deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, drejtësia e re do ta modifikojë skenën politike.

“Berisha ka provuar që mund të presë në parti, edhe njerëz të cilëve u ka thyer gjymtyrët, që i ka përzënë dhe i ka çuar në kurbet, të cilët i ka sharë, anatemuar, përjashtuar nga aprtia, keqtrajtuar në të gjithë llojet e formave. Viti 2005 është një momoent i tillë, kur ai në emër të rikthimit, bëri grupin e madh, Duke lexuar me një intuitë politike, që atij s’i ka munguar kurrë, duke lexuar një fakt të thjeshtë, atë që bëri dhe sonte,është mëse e natyrshme, thirrja për t’u mbledhur të gjithë. Berisha i beson vetëma tij që në historinë politike të Shqipërisë këto 30 vite, ka hyrë mer shprehjen treni politi, sidomos në kohë fushatash. Berisha e di se PD është parti më e vogël se PS numerikisht.

PS është parti më e madhe në atë thesin proporcional të votave. Atij i duhet gjithmonë të shpikë gjithmonë diçka, të prevalojë mbi socialsitët. Sidomos në këto kushte kur ai ndodhet i izoluar dhe në fushën e lojës është lojtar i tretë. Është drejtësia e re që ka fytyrën e SPAK dhe jo të atyre tre zonjave për vulën dhe stemën e PD. Do ketë rëndësi në muajt që vijnë. Tani që PD futet në lojë klasike paraelektorale, ku do të luhet me reshtime të gjëra, nuk duhet të harrojmë komponentin e re, qëështë drejtësia e re. Deri në momentin e zgjedhjeve, do ta modifikojë skenën politike”, theksoi ai./abcnews.al




Skip to toolbar