Yuri Kim takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: SHBA do të mbështesë reformën në drejtësi

AKTUALITET


Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Ambasadorja Kim shkruan se e uroi gjyqtaren për detyrën e re dhe rikonfirmoi mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi në Shqipëri.


“Sot takova Holta Zaçajn për ta uruar për zgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi në mënyrë që gjykatat të funksionojnë të pavarura dhe me integritet.

Kjo është kërkesa e drejtë e qytetarëve, e nevojshme për të tërhequr më shumë investime dhe e nevojshme për anëtarësimin në BE. I urojmë gjyqtares Zaçaj dhe të gjithë gjyqtarëve të tjerë mençuri dhe sukses në përmbushjen e detyrës.”, shkruan ambasadorja.




Skip to toolbar