Zaev kërcënoi “Prespën”, Palmer, urgjent në Shkup

AKTUALITET


Kryeministri Zoran Zaev u shpreh pak ditë më herët se refuzimi i negociatave nga BE ndikon në mos zbatimin e plotë të marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Ai kërcënoi BE-në se zbatimi i kësaj marrëveshje do të ngrijë deri në çeljen e negociatave me BE-në.

Pas kësaj deklarate të Zaev, Shkupi zyrtar është vizituar nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.


Ai ka theksuar gjatë takimit me Zaev se sa e rëndësishme është për SHBA-në zbatimi i marrëveshjes së Prespës.

“Mesazhi jonë është se SHBA-ja është partnere dhe mike e Maqedonisë së Veriut. Ne jemi të përkushtuar në këto raporte me Maqedoninë e Veriut dhe integrimin e saj në NATO dhe BE.  Ne në vazhdimësi kemi deklaruar se Marrëveshja e Prespës është shumë e rëndësishme dhe se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin pasi ka rëndësi të madhe për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe se zbatimi i saj duhet të vazhdojë”, ka deklaruar Palmer.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin perëndimor tha se është takuar edhe me ambasadorët e shteteve të Evropës Juglindore me të cilët ka biseduar për zhvillimet e mëtejshme në rajon, si dhe për vendimin e fundit në samitin evropian në Bruksel.

Vizita e diplomatit amerikan në Shkup bëhet disa ditë pasi Këshilli Evropian refuzoi të caktojë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me këtë vendim të BE-së.




Skip to toolbar