Zaev mohon humbjen: Kemi përpara balotazhin

Më të fundit


Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, ka bërë deklaratën e parë për mediat që nga nisja e numërimit të votave në Maqedoninë e Veriut.

Zaev ka mohuar që partia e tij të ketë humbur, ndërsa thekson se ata shkojnë në balotazh në plot 36 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.


Sipas Zaev në komunën e Qendrës, Karposhit, Shoto Orizarës dhe në shumë komuna të tjera udhëheqin bindshëm dhe mund të fitojnë që në raundin e parë.

Zaev, në daljen para mediave ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të reja Parlamentar pasi sipas tij  LSDM po fiton bashkë me aleatët në balotazh.

Nga të dhënat paraprake duket një garë e fortë në Tetovë dhe Dibër, ku kandidatët janë shumë pranë njeri-tjetrit.

Rezultatet e këtyre kutive janë si më poshtë:

Tetovë

18 kuti

BDI – 28.52%

BESA – 26.04%

ASH-AA- 14.99%

PDSH -7.11%

Saraj

Kuti 9

BDI

73.19%

ASH-AA -13.65%

BESA – 9.90%

Çair

Kuti 9

BDI – 41.94%

ASH-AA – 44.80%

BESA – 3.50%

Strugë

15 kuti

BDI – 45.79%

ASH-AA-32.65%

LSDM-14.02%

Dibër:

14 kuti

BDI – 46.04%

ASH-AA – 49.45%

Gostivar

24 kuti

BDI – 44.61%

ASH-AA – 48.14%

BESA – 2.02%

Likovë

14 Kuti

BDI – 72.23%

ASH-AA – 17.80%

Bogovinë

2 kuti

BDI – 34.10%

BESA – 47.19%

ASH-AA-17.26%.

Tearcë

12 kuti

BDI- 42.60%

ASH-AA – 26.52%

BESA -20.05 %

Vrapçishtë

13 kuti

BDI- 38.31%

ASH-AA-36.16%

LSDM – 8.82%

Zhelinë

6 kuti

BDI – 33.33%

BESA – 56.48%

ASHG-AA -5.93%

Pllasnicë

Kuti 7

BDI – 77.49 %

PDTM  – 19.83 %




Skip to toolbar