ISHP: 8 mjekë dhe infermierë janë shëruar. 4 fëmijët janë në gjendje të mirë

AKTUALITET


Në përgjigje të interesit të medias, drejtoresha e ISHP, ka sqaruar procedurën që po ndiqet me personat e kthyer ditët e fundit nga jashtë, ndërsa dha informacion edhe për gjendjen e fëmijëve të prekur nga COVID 19.

Ku do të qëndrojnë shqiptarët që riatdhesohen?
Të rikthyerit i janë nënshtruar të njëjtit protokoll, ku procedura kërkon karantimin të detyrueshëm. Këta persona monitorohen nga mjeku I familjes dhe epidemiologu, ndërokhë që strukturat e policisë bëjnë të sigurtë që nuk thyhen kushtet e vetëkarantimit. Në të gjitha ato raste kur mjeku konstaton problematika, vijohet me protokollet si në rastet e tjera.


Si është gjendja e fëmijëve me COVID?
Fëmijët, ashtu si edhe gjithë referenca botërore, janë më pak të prekurit ose me format më të lehta. Jam e gëzuar të them që deri tani gjendja e tyre është e mirë.

Cfarë ilacesh po përdorni me të prekurit?
COVID vijon të mbetet një sfidë e komunitetit mjekësor ndërkombëtar. Shumë c’ka është hedhur në tavolinë, po përgjegjesine e protokollove e mbajne strukturat trajtuese.

Sa mjekë janë të prekur?
Janë 32 mjekë e infermierë, 8 prej tyre janë të shëruar. Vijohet me monitorimin e pjesës tjetër.

Spitali “Shefqet Ndroqi’ sa është stafi, numri respiratorëve?
Është një spital universitar, i cili ka gjithë kapacitetet, 190 shtretër, mjekë të aftë për t’iu përgjigjur kësaj sfide.




Skip to toolbar