Kokainë në mish të ngrirë

AKTUALITET


Një shofer kamioni është akuzuar për trafikimin e 200 kg kokainë e pastër e fshehur brenda pakove të mishit të ngrirë.  Oficerët e forcave kufitare në portin Harwich në Essex të Britanisë gjetën 200 kg pako droge të mbështjella me mish, të fshehura në pjesën e pasme të një kamioni.

Kamioni kishte ardhur nga Holanda. Shoferi Robert Tromp u arrestua nga policia në Essex.  Droga e kapur nëse do të hidhej në treg do të kapte një vlerë prej 20 milionë paund.


48-vjeçari i arrestuar për drogën pritet të dalë para gjykatës më 12 dhjetor.

Komandanti Agjencisë Kombëtare të Krimit, Jacque Beer tha: “Hetimi mbi ata që janë përgjegjës po vazhdojnë, por mund të themi se kjo sasi droge e kapur i shkakton një dëm të madh fitimeve të rrjetit kriminal që qëndron pas këtij trafiku”.




Skip to toolbar