Zef Mazi: Shqipëria plotësoi kushtet, tani radha e BE-së të japë rezultat

AKTUALITET


Zef Mazi, kryenegociator i Shqipërisë për në BE i ka uruar suksese Portugalisë, e cila dje mori presidencën e gjashtëmujore të BE-së.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Mazi shkruan se Shqipëria ka dhënë rezultate dhe plotësoi kushtet për Konferencën e parë ndër-qeveritare dhe se tani pret që BE të japë rezultate konktere për 2021 dhe jo më premtime që vënë në pikëpyetje besueshmërinë e saj.


Gëzuar Vitin e Ri! Mirësevjen dhe suksese Portugalisë në presidencën e BE. Shqipëria dha rezultate, plotësoi gjithë kushtet për Konferencës e parë Ndërqeveritare, pret dhe BE të japë rezultat. Premtimet vetëm vejnë në pikëpyetje kredibilitetin. Viti 2021 provë për strategjinë e zgjerimit. Optimizëm, jo zhgënjim tjetër,” shkruan Mazi në postimin e tij.

Shqipëria bëri funksionale brenda dhjetorit 2020 Gjykatën Kushtetuese, një nga kushtet kryesore për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e bisedimeve me BE për proceset integruese.




Skip to toolbar