Zelensky propozon Rustem Umyerov për postin e ministrit të Mbrojtjes

BOTA


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të propozojë Rustem Umyerov si ministër të Mbrojtjes për të zëvendësuar Oleksii Reznikov.

Umyerov është kreu i Fondit të Pronës Shtetërore të Ukrainës.

”Do të paraqes një propozim në Parlament për të miratuar vendimin”, tha Zelensky në transmetimin e tij video të mbrëmjes.

”Rezhnikov ka kaluar 550 ditë si ministër i Mbrojtjes që nga fillimi i luftës”, tha Zelensky.

”Unë besoj se ministria ka nevojë për qasje të reja dhe formate të tjera të ndërveprimit si me ushtrinë ashtu edhe me shoqërinë në përgjithësi”, shtoi ai.

Lëvizja vjen pasi mediat ukrainase raportuan se Reznikov së shpejti do të zëvendësohej.

Reznikov gjithashtu tha disa herë se ishte gati të largohej, por se duhej gjetur një zëvendësues.

Ai tha se kishte biseduar me Zelensky për mbajtjen e një tjetër posti.



Skip to toolbar