Zetori del nga rruga, vdes shoferi nga Lezha

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në Lezhë ku një person ka humbur jetën për shkak se mjeti të cilin drejtonte ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tale të Lezhës, rreth orës 06:50 të mëngjesit.


Policia njofton se një mjet tip “Zetor” ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M.L.,70 vjeç, banues në Tale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar