Zgjedhja e kreut të SPAK, Soreca: Ditë e shënuar për drejtësinë

POLITIKË


Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka përshëndetur zgjedhjen e Arben Krajës në krye të Strukturës së Posaçme, e njohur ndryshe si SPAK.

“Sot është me të vërtetë një ditë e rëndësishme për reformën në drejtësi në Shqipëri. Këshilli i Lartë i Prokurorisë sapo ka emëruar drejtorin e SPAK, zotin Arben Kraja. Dhe Gjykatat e SPAK, Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe të Apelit, fillojnë punën sot me 18 gjyqtarët e parë të caktuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor”, shkruan Soreca në “Twitter”.


Gjatë paradites së të enjtes, tetë anëtarë të SPAK-ut u betuan para presidentit të Republikës, Ilir Meta, duke hapur kështu një kapitull të ri për drejtësinë në Shqipëri.




Skip to toolbar