Tërmeti lëkund Tiranën dhe Durrësin, sizmiologu: Nuk ka vend për panik

AKTUALITET


Një tjetër lëkundje tërmeti ka tronditur qytetarët në Tiranë dhe Durrës. Lëkundja është ndjerë në orën 17:03 dhe sipas IGJEUM, ka qenë me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter, me një thellësi 26 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 9 kilometra në veri të Durrësit dhe është ndjerë shumë në Tiranë, Vorë dhe Fushë Krujë, duke rikthyer frikën dhe panikun te qytetarët. Në muajin e fundit, që pas tërmetit tragjik të 26 nëntor, pasgoditjet kanë vijuar.


Dridhjet e tërmetit kanë rikthyer frikën te qytetarët në Tiranë, Durrës dhe në Fushë Krujë, ku një pjesë e tyre kanë dalë jashtë ose kanë ndaluar makinat në rrugë.

Sizmiologu Rexhep Koçi thotë se ky tërmet është në vazhdën e pas lëkundjeve dhe nuk ka vend për panik. Sizmiologu Koçi theksoi se nuk kemi të bëjmë në asnjë mënyrë me një tërmet kryesor. “Magnituda ishte 4.3. Kjo lëkundje është në funksion të asaj rutinës që ndjekin tërmetin kryesor. Nuk ka ndonjë vend për tu shqetësuar apo të ngjallur panik. Nuk quhet kryesor. Është në vijim të pasgoditjeve që kanë shoqëruar tërmetin e 26 nëntorit”, tha Koçi, për News24.




Skip to toolbar