Zgjedhjet/ Dalin shifrat: 50% e shtetasve jashtë Kosovës kanë votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike

AKTUALITET


Shtetasit kosovare që jetojnë jashtë vendit po votojnë këtë të shtunë në ambasadat e Kosovës në vendet e tyre.

Deri në orën 15:00 kanë votuar 10.346 votues nga 20.324 në total. Ndërsa, votimi fizik në ambasada ka shënuar 50.1%, pra gjysmën e numrit të përgjithshëm.

Ndërkohë, deri më tani, Gjermania ka numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës, e pasuar nga Zvicra.



Skip to toolbar