Zhduket prej 8 ditësh 17-vjeçari nga Gjirokastra

AKTUALITET


Familja ka denoncuar në polici si të zhdukur një djalë 17 vjeçar që punonte si bari. Ai ka humbur që prej 8 ditësh lidhjet me familjarët ndërkohë që është parë për herë të fundit që të hipte në një makinë në fshatin Sofratikë.

Humbja e të riut është denoncuar në polici, por deri më tani nuk ka asnjë informacion.


Mësohet se 17-vjeçari punonte si bari në fshatrat e Dropullit. Policia e Gjirokastrës e ka shpallur në kërkim dhe thuhet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.




Skip to toolbar