Zihen në gjendje të dehur, pronari i lokalit vret klientin

AKTUALITET


Pronari i lokalit qëllon për vdekje klientin, pas një sherri banal që zhvilluan mes tyre në gjendje të dehur. Viktima, Marius Ismaili 26-vjeç, u qëllua për vdekje me armë gjahu nga Xhevdet Lecini 60-vjeç, i cili kishte në pronësi një lokal në lagjen numër 2 të Kavajës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në qendër të qytetit të Kavajës, ku të dy personat ishin nën efektin e pijes alkoolike. Fillimisht pronari i lokalit dhe klienti kanë debatuar mes tyre me tone të larta dhe fjalë ofenduese. Kjo ka bërë që 60-vjeçari të shkojë në shtëpi dhe të marrë armën e gjahut që kishte me leje. Në momentin që ka hyrë në lokal ai e ka qëlluar me një plumb pas koke të riun duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes, autori nuk ka bërë rezistencë, por është dorëzuar vetë në polici.

Viktima nuk ishte një emër i panjohur për policinë pasi në 2012 është arrestuar për vjedhje dhe tentativë vrasje së bashku me një tjetër person, ndërsa aktualisht kishte dyshime se merrej me shpërndarje të drogës.


Edhe autori rezulton që të jetë arrestuar në kohën e Komunizmin për plagosje, por që vetë ai pretendon se e ka kryer për vetëmbrojtje.




Skip to toolbar