Përfitoi bonusin e qirasë, Rama takon familjen nga Thumana

AKTUALITET


Kryeministri Rama ka vizituar një familje nga Thumana që iu prish banesa nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ka përfituar nga bonusi i qirasë duke u strehuar në një banesë në zonën e Shkozës në Tiranë. Rama i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj kanë dëgjuar rrëfimet e familjarëve në lidhje me tmerrin që përjetuan nga tërmeti si dhe u kanë shprehur atyre të gjithë mbështetjen e nevojshme që iu duhet për të përballuar këtë situatë të vështirë.

Rama nuk ka kursyer as batutat me kryebashkiakun Veliaj, të cili i tha se këtë herë muret shkëlqejnë. “I paskeni lyer muret, shkëlqekan”.


“Më erdhi keq për atë që ndodhi, por këto janë punët e zotit. Do bëjmë gjithçka që kemi në dorë për t’ju lehtësuar këtë barrë. Nga mbështetja financiare kemi marrë masat që t’ju plotësojmë nevojat bazike të familjes dhe fëmijëve do ju japin burse studimi” u shpreh Rama.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës do bëjë gjithçka për një akomodim sa më të mirë të këtyre familjeve, ndërsa theksoi se nuk do të mungojnë as shërbimet mjekësore apo ato sociale e arsimore.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Tiranë, Shkozë – Dy familje të tjera të viktimave të tërmetit në Thumanë, sistemohen në shtëpitë e tyre të reja🤗🏢https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Montag, 9. Dezember 2019



Skip to toolbar