Iku nga Tirana, por sërish bardheblu

Më të fundit


Tirana mbetet një nga ekipet më aktive në hyrje në këtë merkato vere, por në mënyrë befasuese nga kampionët në fuqi pati dhe disa largime që bën jo pak zhurmë. Pas drejtorit sportiv dhe menaxherit të klubit, nga ekipi kryeqytetas u largua dhe Gent Muça.

Mbrojtësi 33-vjeçar kishte rinovuar kontratën vetëm në fillim të muajit gusht por më anë të një postimi për mediat Tirana njoftoi ndërprerjen e kontratës me mirëkuptim me Gent Muçën. Në këtë fillim sezoni, gjatë aventurës në Europë, Muça humbi jo vetëm shiritin e kapitenit por dhe statusin si titullar.


Ish kapiteni do të mbaj sërish të veshur ngjyrat bardheblu, këtë herë jo më në kryeqytetin e Shqipërisë por të Kosovës. Muça ka firmosur kontratën dhe është prezantuar si blerja e re e Prishtinës.




Skip to toolbar