Biznesi dhuron 2 milionë USD dhe 1.4 milionë euro

AKTUALITET


Pasi tërmeti i fuqishëm i të martës goditi Shqipërinë, shumë vullnetarë, biznesmenë, organizata dhe individë nga mbarë trojet shqiptare e diaspora, kanë kontribuar me ushqime, batanije, çadra dhe ndihma monetare për të prekurit nga tërmeti. Përveç shqiptarëve edhe biznesmenë, individë dhe grupe e organizata nga rajon dhe më gjerë janë sensibilizuar me situatën dramatike që po ndodh në Durrës dhe në disa qytete përreth tij.

Edhe sot disa biznesmenë kanë dhuruar rreth 4 milionë dollarë në total për pasojat e tërmetit. Mësohet se edhe biznesmeni Pëllumb Salillari ka dhuruar një milion dollarë për të prekurit nga tërmeti në vendin tonë. Ndërsa Samir Mane dhe kompanitë përkatëse të grupit kanë dhuruar 1.2 milionë euro. Edhe Bankers Petroleum ka dhuruar 1 milionë dollarë për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë të martën duke shënuar dhjetëra viktima. Po ashtu, biznesmenët Luan dhe Melika Leka kanë dhuar 200 mijë euro.





Skip to toolbar