Linda Rama, në krye të vullnetarëve: Shqiptarëve nuk u ka munguar kurrë solidariteti

AKTUALITET


Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama është vënë në krye të vullnetarëve në Durrës dhe ka qëndruar deri në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, pranë shtabit të emergjencës në Bashkinë e Durrësit. Linda Rama vlerëson si vlerë të kombit shqiptar solidaritetin ndaj njëri –tjetrit në raste fatkeqësish dhe thotë se edhe ajo është mundur të japë kontributin e saj ashtu si shumë vullnetarë të tjerë.

“Kam dëshirë që kamerat tuaja të jenë vetëm tek njerëzit sepse nuk e mendova që do të kishte një kamera dhe nuk e doja të kisha asnjë lloj protagonizmi por vetëm njerëzit janë ata që i dinë nevojat shumë mirë dhe janë gjykatësit më të mirë i të gjithë kontributeve që aktorë të ndryshëm të huaj e shqiptarë japin për të kaluar këtë moment shumë të vështirë.


Thjeshtë çdo qytetar në mënyrën e vet është përpjekur që të gjej veten në gjithë këtë fatkeqësi të madhe dhe detyrim të madh dhe unë u përpoqa të gjej një hapësirë timen, këtu është shtabi i emergjencës së Durrësit dhe me aq ekspertize sa kam mbase isha e vlefshme kjo ishte edhe arsyeja që ndenja disa orë së bashku me të tjerë vullnetarë.

Shqiptarëve nuk u ka munguar asnjëherë solidariteti për njëri tjetrit dhe është një nga vlerat e mëdha që kemi duhet ta trashëgojmë në brezat e tjerë dhe besoj që në raste fatkeqësisht ne jemi gjithmonë bashkë. Mendoj që ajo që na mbetet është që t’u urojmë më të mirën njerëzve dhe si në këto raste edhe në raste gëzimi të jemi solidar njëlloj për njëri tjetrin”, ka deklaruar zonja Rama për News 24.




Skip to toolbar