4-vjeçari mbytet në lum, prokuroria akuzon prindërit. Nëna: Ai ishte hiperaktiv

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ndodhi dy muaj më parë në Zvicër, ku një fëmijë 4-vjeçar shqiptar u mbyt në lum dhe tani prindërit e tij përveç dhimbjes për humbjen e fëmijës po përballen me akuzat e ngritura nga prokuroria për pakujdesi.

Prokuroria në Aargau ka hapur një padi ndaj prindërve të viktimës, për vrasje nga pakujdesia.

42-vjeçarja Burbuqe M. në një intervistë për mediat, duke bërtitur thotë: “Unë isha një nënë e mirë dhe gjithmonë aty për djalin tim. Nuk jam fajtore. Në atë fatkeqësi, Zeneli luante me fëmijët e tjerë në këndin e lojërave, por papritmas djali është zhdukur. E vura re menjëherë dhe gjeta biçikletën e tij. Por kam kërkuar kudo dhe kot”, tha nëna.

 “Ai ishte thjesht hiperaktiv”, thotë ajo. Prokuroria tani mendon se Burbuqja ka shkelur detyrën e saj si nënë për të mbikëqyrur dalin e mitur. Prandaj ka ngritur akuzën për vrasje nga pakujdesia. Zeneli ra në një kanal, ku edhe u mbyt, ngjarje për të cilën kanë shkruar më herët mediat zvicerane.



Skip to toolbar