Shkrumbohet anija në Karaburun, shpëtojnë 5 personat në bord

AKTUALITET


Një anije turistike është shkrumbuar nga zjarri gjatë natës në Karaburun, ndërkohë që kanë shpëtuar 6 personat e pranishëm në bord, pjesë e ekuipazhit në anijes. Zjarri ka rënë rreth orës 4 të mëngjesit të së hënës, ndërsa bëhet fjalë se shkak ka qenë një shkëndije elektrike.

Anija ‘Aqua Marinë’, përshkon me pushues linjën Vlorë-Karaburun-Sazan, ka qenë e ankoruar në afërsi të Shën Janit në Karaburun, ndërsa ekuipazhi me 5 persona në bord ishte gjumë.


Por, sapo kanë parë flakët, ata janë hedhur në det dhe më pas kanë dalë në breg

Shoqëria ‘Aquamarine’ që ka në pronësi anijen turistike që është djegur ka deklarua se ishte e certifikuar ndërsa zjarri ka ardhur nga motori i saj. Së bashku me anijen janë djegur edhe një gomone 7 metra e gjatë si dhe një motor uji ‘Jet Ski’.

Kjo anije arrin të mbajë në bord më shumë se 100 turistë, por në momentin e rënies së zjarrit kanë qenë vetëm 5 punonjësit e kësaj anije, pasi në të kundërt pasojat mund të ishin më të mëdha. Ditën e djeshme nuk është dhënë leje për anijet që të dalin në det për shkak të motit. Deti i trazuar dhe dallgët e mëdha kanë bërë që anija ‘Aquamarine’ të ankorohej në Karaburun që ditën e diel.

Sapo kanë ndjerë zjarrin personat që kanë qenë në bordin e kësaj anije janë hedhur në det për të shpëtuar nga flakët. Ata kanë mundur të dalin me not në breg dhe nuk raportohet të kenë marrë lëndime.




Skip to toolbar