40 vite pas Shtrausit/ Rama pret kryeministrin e Bavarisë 

AKTUALITET


Kreu i qeverisë Edi Rama, priti sot në një takim kryeministrin e Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Söder, me të cilin firmosi edhe marrëveshje dy palëshe.

“Sic e dini të gjithë thuajse 40 vjet më parë në Shqipëri erdhi kryeministri i shtetit të lirë të Bavarisë, si turist. Marrëdhënia mes shtetit të lirë të Bavarisë dhe Shqipërisë vijoi të konsolidohet edhe më pas. Në kushtet e Shqipërisë çliruar prej peshës së diktaturës, Bavaria u bë një mbëhstetje e vazhdueshme drejt BE. Jam shumë i kënaqur sot që na viziton pasarrdhësi i tij, kryeministri aktual i shtetit të Lirë të Bavarisë, për të ushqyer një traditë të mirë të nisur me Shqipërinë.


Duhet të vinte më parë, por ndodhi pandemia, më pas më ftoi mua në Bavari në një vizitë speciale, dhe më premtoi se do vinte shumë shpejt në Shqipëri.

Marërveshja që firmosëm i hap rrugë gjërave që do të bëjmë sebashku. Bavaria është sot një shtëpi për një komunitet të rëndësishëm shqiptar. Po flisnim edhe për një revolucion dixhital, që përkon edhe me ambicien tonë. Tre gjëra do them në fund. Kryeministri ka ardhur këtu me përfaqësues të sipërmarrjes dhe dëshirën për të hapur zyrë të Bavarsë për të zhvilluar sipërmarrjen në Tiranë.




Skip to toolbar