Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur gjatë një koncerti në Algjeri , ku merrte pjesë edhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora. Koncerti i reperit të njohur algjerian Abderraouf Derradji i njohur me emrin e artit “Soolking” ishte i tej mbushur me njerëz dhe për shkak të shtyrjes së me njëri –tjetrin në një nga hyrjet në koncert çoi në viktima dhe të plagosur.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë se njerëzit filluan të shtyheshin mes tyre pa arsye dhe se ekipet e emergjencës u shfaqën mes turmës për të dhënë ndihmën e parë. Në rrjetet sociale u shfaqën mjaft video të ekipeve të emergjencës që u vinin në ndihmë të plagosurve.
Në koncert ishte e ftuar edhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora, e cila njihet për bashkëpunimin e saj me Soolking, “Zemër”.