Arrestohet autori, plagosi me armë 60 vjeçarin në Burrel

AKTUALITET


Policia ka arrestuar mëngjesin e së premtes 35-vjeçarin, F.Gj, i cili gjatë natës ka plagosur me armë një 60 vjeçar në qytetin e Burrelit.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 60 vjeçari A.GJ., banues në fshatin Baz, është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, Tiranë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen, dokumentimin e kapjen e autorit të ngjarjes dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë bërë të mundur kapjen në kohë rekord të shtetasit F.Gj, autori i ngjarjes.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat për hetime të mëtejshme.




Skip to toolbar