“Mbyllet” Partia e Lirisë/ Meta pastron ’tradhtarët’, divorc politik me Kryemadhin

Më të fundit


Monika Kryemadhi vendosi të mos e sfidojë bashkëshortin e saj, e as të bëjë fraksion brenda partisë, që pas hyrjes së Metës në Presidencë, në 2017, e drejtoi deri në rikthimin e tij në 2022. Përplasja mes tyre megjithatë ndodhi që para se të mblidhej Konventa Kombëtare e thirrur nga Meta, e cilësuar si historike.

Në historinë e re që po nis Ilir Meta me Partine e Lirisë, që bën 20 vjec, nuk ka shumë vend bashkëshortja e tij, Kryemadhi. Dhe vetë ajo e ka pranuar fatin e saj politik.


Por nuk e kurseu Metën që ia fshiu me një të rënë të lapsit kontributetet e saj në ish-LSI.

Ilir Meta e distancoi bashkëshorten me nje ndryshim në statut, që largon nga strukturat drejtuese anëtarët e së njëjtës familje. Ajo në vijim do të jetë thjesht një deputete, ndërkohë të tjerë janë ngjitur në strukturën partiake. Por Meta ende beson në fuqinë elektorale të bashkëshortes

Dhe siguroi të shpreh se Kryemadhi, pavarsisht procesit të hapur në SPAK.

Më pas ai doli me një fjalim të gjatë, me ton nervoz e fjalor luftarak, para delegatëve të PL. Ajo që ra në sy ishte se kishte lënë pas shpine sulmet e etiketimet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

“Nga sot fillon një histori e re, me prioritet 4 milionë shqiptarë. Cilido që dëshiron që të iki Ilir Meta, kur te realizohet prioriteti, unë do të iki. Shqiperia ka shumë vende të bukura për të parë.”




Skip to toolbar