Presidenti i Gjermanisë vaksinohet me AstraZeneca

CORONAVIRUS


Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier mori sot dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. ”Këtë dozë ai e mori në spitalin ushtarak të Berlinit”, njoftoi nga zyra e presidentit.

Steinmeier pastaj u bëri apel të gjithë qytetarëve të ndjekin shembullin e tij. “Unë u besoj vaksinave të miratuara në Gjermani”, theksoi ai në një mesazh.

”Kur të jetë radha ime, unë gjithashtu do të vaksinohem me AstraZeneca”, deklaroi dje kancelarja gjermane Angela Merkel duke iu përgjigjur një pyetje mbi vaksinimet me AstraZeneca. ”Po, unë do të vaksinohem me vaksinën AstraZeneca”, tha Merkel në një konferencë shtypi.



Skip to toolbar