Kinematografia shqiptare në zi, shuhet në moshën 79-vjeçare aktori Gjergji Lala

AKTUALITET


Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i kinematografisë shqiptare, Gjergji Lala.

Aktori i njohur ka humbur jetën në një spital në Itali, pas një sëmundjeje me të cilën po përballej prej kohësh.

Lala lindi më 6 dhjetor të vitit 1947 në Lushnje. Ka luajtur shumë role në teatër dhe kinematografin shqiptare. Më i përmenduri është roli i Mihal Gramenos në filmin shqiptar “Liri a vdekje”.

Ai do të kujtohet për kontributin e tij në skenën dhe ekranin shqiptar, duke lënë pas një karrierë të vlerësuar në artin e interpretimit.



Skip to toolbar