Pas deklaratës se shqiptarët janë njerëz të malit, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka ndryshuar pllakë, duke u shprehur se do të jetë e pranishme në samitin e Parisit, pasi dëshiron të ulë tensionet dhe të përpiqet të krijojë një hapësirë për dialog.
Por pavarësisht ndryshimit të qëndrimit, ajo ka hedhur topin në fushën e Kosovës, duke pretenduar se liderëve në Prishtinë nuk i intereson paqja, stabiliteti, shteti i së drejtës.
“Ne jemi duke kërkuar çdo mundësi për dialog, kompromis”, tha ajo në RTS dhe shtoi se Serbia është për një të ardhme të ndryshme për njerëzit në Ballkan.
Sipas saj, raporti i Komisionit Europian mbi përparimin e Serbisë është në përgjithësi pozitiv dhe se është e kënaqur.