Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhe ka zgjedhur të marrë mandatin e fituar në Qarkun e Fierit.
Ajo i ka dërguar një letër Komisionerit Shtetëror, Ilirjan Celibashi, ku njofton për marrjen e këtij vendimi.
Kështu, me marrjen e mandatit në Qarkun e Fierit, Kryemadhi liron mandatin e saj në Qarkun e Tiranës, për numrin 2 të partisë, Petrit Vasili, ndërsa nga krahu tjetër, Kejdi Mehmeti, e cila ndodhej e 2-a në listën e Qarkut të Fierit, nuk do të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm, që i vazhdon punimet në muajin shtator.
![](https://realstory.al/wp-content/uploads/2021/06/8d1f3cc6-3abd-4d50-a930-3aa43a862b87.jpg)