Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së Zëvendës Ndihmës-Sekretarit të Shtetit në SHBA, Matthew Palmer, i cili bën përgjegjës Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin nëse do të ketë dhunë në protestë.
Spiropali përsëriti edhe njëherë qëndrimin e Palmer, se kush prek zgjedhjet e 30 qershorit, nuk do të shkeli më në SHBA.
“Më qartë dhe me troç se kaq nuk ka! Përgjegjësit për dhunën janë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Nuk do të shkelin më në SHBA po s’u ndalën SOT! Zgjedhjet do të bëhen më 30 Qershor dhe PIKË!” shkruan Spiropali në Facebook.