Çela: Deri më datë 1 janar tarifa e energjisë nuk preket

EKONOMI


Menaxheri i OSHEE-së, Ardian Çela gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme u shpreh se deri më datë një janar nuk do të ketë rritje të tarifës.

Çela sqaroi se në këtë datë do të paraqitet një propozim nga enti rregullator, ndërsa shtoi  se për 1 milion abonentë që furnizohen nga OSHEE nuk do ketë rritje çmimesh.

“Deri më datë 1 janar tarifa nuk do të preket. Më pas më datë 1 janar enti rregullator do të paraqesë propozimin. Aktualisht nuk është aplikuar për asnjë rritje tarife. Tregu i liberalizuar ka filluar më shumë se vite përpara. Më 1 janar pjesa tjetër që janë të lidhur me tension të mesëm do dalin në treg të lirë.

Theksoj se ka përfunduar platforma mes OST dhe OSHEE. Shtoj edhe njëherë se rritje tarifash për 1 milion abonentë që furnizohen nga OSHEE nuk do ketë. Ne krahasimet i kemi bërë me veten. Shqiptarët e kanë harruar atë periudhë kur iknin dritat. Ka ende për t’u bërë por përmirësimet janë të dukshme”, tha Çela, ndërsa shtoi se ka ende shumë punë për të bërë në përmirësimin e rrjetit energjetik.



Skip to toolbar