Shoqërohet në polici gruaja e Admir Muratajt

Më të fundit


Policia ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht nëse personi i vrarë gjatë grabitjes së djeshme në Rinas është Admir Murataj. Por mësohet se gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar dhe është duke marrë në pyetje bashkëshorten e tij.

Mediat televizive raportojnë se gruaja e Muratajt ndodhet në ambientet e Policisë së Tiranës, dhe po pyetet me imtësi për këtë ngjarje.

Ndërkohë që vëllai i viktimës është shprehur se familja nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia nëse Admir Muarataj është vrarë. “Kërkoj të di nëse është vëllai im. Zyrtarisht nuk dimë gjë për vëllanë. Familja jonë po merr ngushëllime. Policia nuk na konfirmon që i vrari është Admiri”, është shprehur Tan Murataj.



Skip to toolbar