Anglia na mund si në 1989

KOMBËTARE


Anglia shkatërron Shqipërinë në ndeshjen e parafundit të kualifikueseve të Botërorit 2022, duke fituar 5-0 në Uembli. Jo vetëm që nuk pati mrekulli të Kombëtares shqiptare, por kuqezinjtë u turpëruan që në pjesën e parë.

Herri Kejn realizoi 3 gola, ndërsa Meguajër dhe Henderson morën pjesë në festivalin e golave me nga një të tillë. Ekipit kombëtar iu dëmtuan edhe dy lojtarë, Bare dhe Kumbulla lanë lojën që në çerekorëshin e parë. Anglezët ulën ritmin në pjesën e dytë, ndërsa kuqezinjtë nuk ishin në gjendje të shënonin një gol nderi.

MINUTE PAS MINUTE

5’ Sterling kërkon penallti pas një kontakti me Kumbullën dhe Baren, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. Protesta të anglezëve, ndërsa aksioni vazhdon por Uzuni sinjalizohet në pozicion jashtë loje e më pas përplaset me Pikford.

9’ Kuqezinjtë gabojnë në pozicionimin pas një goditje standarte dhe Meguajër i vetëm e ka të lehtë të shënojë, 1-0.

11’ Në fushë futet Laçi, i cili zë vendin e Bares të dëmtuar.

11’ Foden depërton në qendër dhe gjuan, por fatmirësisht nuk gjen katërkëndorin.

14’ Uzuni merr një dhuratë nga mbrojtja angleze, por në mënyrë të pabesueshme gabon para Pikford, duke u hipnotizuar nga portieri anglez.

15’ As Kumbulla nuk ia del pas një problemi fizik, në fushë Dermaku.

18’ Vjen goli i dytë i anglezëve dhe është gjithçka shumë e thjeshtë. Harkimi nga e djathta gjen dy lojtarë anglezë të vetëm në qendër dhe Kejn e ka të thjeshtë të gjuajë me kokë për të çuar sferën në rrjetë.

21’ Nervozizmi i kushton Cikalleshit një karton të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit, do të humbasë ndeshjen e radhës.

28’ Mbrojtja kuqezi është në një kaos të pashembullt dhe lejon Henderson të depërtojë lehtësisht deri para Strakoshës, ku ai e ka të thjeshtë të shënojë golin e 3-0.

33’ Kejn gjen hapësirën për të mposhtur Strakoshën pas një asisti perfekt nga Sterling. 4-0

40’ Sterling merr fundoren në të majtë dhe nis topin në qendër, Dermaku largon mes panikut të prapavijës kuqezi.

39’ Sterling gjen përsëri Kejn të vetëm në të djathtë dhe sulmuesi provon me një diagonale të shënojë golin e tretë personal, por pa gjetur katërkëndorin e Strakoshës.

42’ I papërmbajtshëm Kejn. Pas një harkimi të Xhejms, topi shkon te sulmuesi i cili gjuan me kokë por përsëri nuk gjen katërkëndorin.

45’+2- Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Harry Kane shënon edhe golin e pestë, duke na dhënë leksion në 45 minuta.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim të dyfishtë te kuqezinjtë, pasi Ramadani dhe Mihaj zënë vendin e Trashit dhe Bajramit.

49’ Ritëm më i ulët në fillimin e pjesës së dytë, me anglezët të cilët lejojnë për disa minuta edhe kuqezinjtë që të mbajnë topin.

57’ Mundohen të dalin para kuqezinjtë, por e kanë të vështirë t’i afrohen zonës së rreptësisë së anglezëve.

63’ Zëvendësim i trefishtë te Anglia. Në fushë Grilish, Abraham dhe Belingam ndërsa largohen Kejn, Foden dhe Filips.



Skip to toolbar