Mbetën të vrarë në sulmin në Deçan, identifikohen dy nxënësit dhe shoferi

KOSOVA


Gentiana Mustafaj dhe Ledjan Hamzaj janë dy nxënësit që mbetën të vrarë nga sulmi me armë që iu bë një autobusi me nxënës mbrëmë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Gllogjan të Deçanit. Një person i maskuar qëlloj me kallashnikov mbi autobusin ku udhëtonin 10 persona. Kujtojmë se nga sulmi humbi jetën edhe Gani Gjokaj, shoferi i autobusit.

Drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës kanë shprehur ngushëllime për rastin tragjik dhe kanë kërkuar që të kapet autori i krimit sa më parë.



Skip to toolbar