Omicron bën namin, tre pozitiv tek Milan, Rrahmani ngec në karantinë

CORONAVIRUS


Festat dhe varianti i ri i COVID-19, Omicron po bëjnë namin në Itali. Pasi lojtarët u rikthyen nga pushimet, të gjithë iu nënshtruan kontrolleve dhe rezultatet janë me të vërtetë shqetësuese. Aktualisht klubi më i prekur është Salernitana me 9 lojtarë pozitiv të ndjekur nga Verona me 8 lojtarë, duke vijuar më pas me të gjithë klubet e tjera.

Milan dukej se nuk kishte shqetësime por në kontrollin e fundit kanë rezultuar pozitiv tre lojtarë. Në një situatë të vështirë ndodhet edhe Napoli, përpara transfertës me Juves, blutë humbasin edhe Zielinski, Rrahmani dhe Lobotka të cilët i janë nënshtruar karantinës pasi kanë patur kontakte me lojtarë të prekur nga COVUID-19. Listës së gjatë të mungesave i shtohen edhe Lonzano, Malciut, Mario Rui, Meret dhe trajneri Spalletti, të gjithë pozitiv.

Juve e pret e qetë këtë sfidë shumë të rëndësishme teksa trajneri Allegri i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, vetëm Chiellini rezulton pozitiv edhe pse është i vaksinuar me tre doza.



Skip to toolbar