Analisti Fatos Lubonja ka komentuar vizitën e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ditën e sotme në Shqipëri. I ftuar në “Real Story” ai u shpreh se koincidenca me përvjetorin e Skënderbeut mund të ishte shmangur, por nuk është kjo gjëja kryesore.
Sipas tij është serioz fakti që për 30 vjet ne mendojmë se kemi krjuar një shtet demokratik dhe kemi 30 vjet që kishat dhe xhamiat na i ndërtojnë të huajt dhe jo vetë.
“Pyetja sot është nëse duhet të kemi marrëdhënie të mira me Turqinë? Unë mendoj se në tërësi këto marrëdhënie duhet të jenë të mira. Kjo koincidencë mund edhe të ishte shmangur, por nuk është kjo gjëja kryesore. Për mua është serioz fakti që për 30 vjet ne mendojmë se kemi krjuar një shtet demokratik dhe kemi 30 vjet që kishat dhe xhamiat na i ndërtojnë të huajt dhe jo vetë. Kjo është një gjë shumë serioze që midis xhamisë së Namazgjasë dhe Katedrales Katolike të ngremë kulla ndërkohë që nuk bëjmë dot kisha dhe xhamia me paratë tona”- u shpreh ai.