Merret vendimi. Të enjten 5 orë debat për shkarkimin e Metës

AKTUALITET


Konferenca e Kryetarëve e mbledhur mëngjesin e së martës, pas kërkesës së bërë nga Grupi Parlamentar i PS-së, vendosi që të enjten parlamenti të mblidhet dhe të zhvillojë një seancë me debat për vendimin e presidentit për të çdekretuar datën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Ky vendim i Metës është cilësuar antikushtetues nga Partia Socialiste e cila të hënën mori vendimin në mbledhjen e Kryesisë që të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Konferenca vendosi që të zhvillohet 5 orë debat dhe koha do të ndahet në mënyrë të barabartë për deputetët.

170 minuta është vendosur në dispozicion të deputetëve të maxhorancës dhe 130 minuta në dispozicion të deputetëve të opozitës të pranishëm në sallën e Kuvendit.

Mësohet se socialistët do të përgatisin një rezolutë përmes të cilës do të kërkojnë shkarkimin  e presidentit me argumentin se ka shkelur Kushtetutën. Kushtetuta nuk i njeh presidentit të drejtën që të anulojë një dekret të mëparshëm të tij.



Skip to toolbar