Dy viktima, është ky bilanci i një sherri të regjistruar në Kavajë!
Report Tv mëson se 2 persona kanë goditur njëri-tjetrin, pas një sherri. Mësohet se njëri ka qëlluar me thikë, e ndërsa tjetri i është kundërpërgjigjur më armë.
Për rrjedhojë, raportohet se të dy personat e përfshirë në konflikt kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për Altin Rexha nga Kukësi dhe Armand Gosa nga Kavaja.