Kryeministri, Edi Rama ka marrë pjesë në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke folur për agresionin rus, Rama ecilësoi samitin si tepër të rëndësishëm.
Ai tha se përmirësimi i jetës demokratike është përparësi kryesore e Shqipërisë.
“Një vit pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, ky raund i dytë i mbledhjes së demokracive në tavolinë fiton një kuptim të ri të rëndësisë. Si një vend që ka përjetuar regjimin komunist, Shqipëria që në momentin që është bërë pjesë e bashkësisë së demokracisve, jo vetëm që ka treguar një angazhim kombëtar për të ndërtuar një shtet bazuar në institucionet demokratike por ka ecur me këmbëngulje drejt këtij destiancioni në histori.
Nuk do mund të falenderojmë kurrë aleatët tanë strategjikë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse një shtet i ri në bashkësinë demokratike Shqipëria ka treguar velerat në arnenën ndërkombëtare si anëtare e NATO-s por edhe duke përmbyshur detyra të veçanta si kryesimi i OSBE-së në vitin 2020 si dhe mandatin e përkohshëm si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”-tha Rama.