“Financimet e paligjshme, të patolerueshme”, Begaj: Partitë të japin oferta të qarta

Më të fundit


Presidenti Bajram Begaj i ka bërë thirrje partive politike të paraqesin oferta sa më të qarta dhe transparente në fushatën zgjedhore të 14 majit.

Në prag të nisjes zyrtare të fushatës elektorale, ai ta se fenomenet si blerja e votës dhe manipulimi i zgjedhjeve janë të patolerueshme.

“Proceset demokratike në Shqipëri janë ndërtuar me kontributin e çdo bashkëqytetari. Institucionet që ju përfaqësoni kanë përgjegjësinë e madhe të menaxhimit të të gjithë procesit zgjedhor sipas standardeve demokratike. Miradministrimi i zgjedhjeve duhet të përmbushë standardet e pacenueshme që këto zgjedhje të mos cilësohen thjeshtë si “më të mira” se ato të mëparshme. Entuziasmi i partive politike nuk mund të jetë entuziasmi i asnjë aktori institucional përgjegjës për mbarëvajtje e zgjedhjeve”, u shpreh Begaj.

Sipas tij “Partitë politike duhet të japin ofertë sa më të qartë dhe transparente. Eksperiencat e mëparshme na kanë përballur me forma të paligjshme pjesë e procesit zgjedhor. Fenomenet e shit blerjes së votës, keqpërdorimit të burimeve financiare, financimet e paligjshme, prishja apo manipulimi i procesit zgjedhor janë të patolerueshme. Policia duhet të reagojë përballë çdo fenomeni që cenon procesin zgjedhor”.



Skip to toolbar