HETIMET – “Si je Ardian”, portugezi foli shqip, kur ishte momenti që ai e tradhtoi veten

AKTUALITET


Në momentin e vrasjes së Ardian Nikulajt, killeri ka thënë në shqip: “Si je, Ardian”. Kjo është konfirmuar nga dëshmitë gjatë hetimit dhe u përfol si mënyra që përdori vrasësi për të konfirnuar identitetin e viktimës.

Por me sa duket, portugezi i paguar për të vrarë biznesmenin politikan në lokalin e tij ka mësuar vetëm ato fjalë shqip dhe ka tentuar kështu të ngatërrojë edhe hetimet.

Ku u mësua që ai nuk ishte shqiptar? Motori i përdorur nga autori i vrasjes së biznesmenit është furnizuar në një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Shkodër.

Kjo është zbuluar pas këqyrjes së kamerave të sigurisë.

Policia ka shoqëruar dhe pyetur punonjësin e karburantit i cili ka komunikuar me drejtuesin e motorit.

Ai ka dëshmuar se personi i kamufluar ka folur në gjuhë të huaj në momentin kur ka kërkuar për të furnizuar mjetin dhe më pas është larguar.

Motomjeti dyshohet të jetë blerë në qytetin e Shkodrës.

Blerësja ka qenë femër por për shkak të sekretit hetimor nuk jepen detaje.



Skip to toolbar