Shokët dhe shoqet e Fatjonit nuk mbajnë dot lotët, pamje rrëqethëse nga shkolla në Gramsh

AKTUALITET


Këtë të mërkurë, Fatjon Bici nuk do të ulet në bankën e tij si çdo mëngje,s krah shokut të klasës.

Shkollën “Asllan Shahini” të Gramshit mëngjesin e sotëm e ka pllakosur heshtja e dhimbja, për humbjen e një jete kaq të re, në mënyrë kaq tragjike.


Në vendin ku Fatjoni, vetëm 16-vjeç, do të ulej, sot qëndrojnë një tufë me lule, ndërsa të shokët e shoqet e tij të klasës nuk i mbajnë dot lotët.

Pamjet që sjell gazetari Fatos Salliu janë vërtetë prekëse. E gjithë klasa e të riut është në lot…

Jashtë, në rrugën pranë shkollës, aty ku Fatjoni u godit për vdekje, bashkëmoshatarët kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj.

Kujtojmë se 16-vjeçari humbi tragjikisht jetën një ditë më parë pas një sherri me disa adoleshentë të tjerë.

Ai u godit me thikë dhe humbi jetën në spital, ndërsa i plagosur mbeti edhe një 15-vjeçar.

Policia arrestoi 4 adoleshentë të moshës 14 deri në 16 vjeç, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i morën jetën të riut.




Skip to toolbar