Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pas aksionit të Policisë së Shtetit, e cila zbuloi një parcelë me kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr.
Në një mesazh në rrjetet sociale Peleshi njoftoi se ka pezulluar nga detyra përgjegjësit e repartit, ndërsa dënoi aktivitetin e paligjshëm.
REAGIMI
Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, bëri të mundur evidentimin dhe më pas asgjësimin e 125 bimëve kanabis, të cilat ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar, në territorin e zonës ushtarake të Zall Herrit.
Menjëherë janë pezulluar nga detyra të gjithë personat përgjegjës.
Dënojmë me forcë çdo aktivitet të kundërligjshëm. Inkurajojmë organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën në çdo rast!