Me ftesë të Ramës, Giorgia Meloni vizitë sot në Vlorë

Më të fundit


Giorgia Meloni, kryeministrja italiane, pritet të vizitojë ditën e sotme Vlorën, me ftesë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Qëllimi i vizitës nuk dihet ende, por raportimet kanë bërë me dije se kryeministrja italiane do të vizitojë qytetin bregdetar me një mjet privat.

E gjitha, vetëm pak ditë pasi Rama bëri bujë në mediat italiane me deklaratat e tija për Melonin, të cilën e quajti një “tigër” të politikës dhe një shtetare, e cila në sytë e Evropës ka mbajtur fjalime veçse të vërteta dhe pa asnjë gabim.

Ndër temat e diskutimit mund të jetë edhe çështja e Kosovës në dialog me Serbinë, për të cilën Italia në muajt e fundit ka treguar kujdes të shtuar dhe ka kërkuar përfshirjen me mediatorë në çështje.

Ndërsa, pas nuk lihen as kalimet e emigrantëve të jashtëligjshëm përmes rrugës që kalon në Shqipëri, duke qenë se vendi është portë kryesore karshi brigjeve italiane.

Çështjet e bashkëpunimit mes vendeve në të gjithë sektorët, si edhe investimet italiane në Shqipëri, janë po ashtu pjesë e përhershme e bisedimeve ndërmjet liderëve shqiptarë dhe atyre italianë.



Skip to toolbar