“BE dështoi me Serbinë”/ Analiza e CNN: Nuk shkëputi dot lidhjet e Beogradit me Moskën

KOSOVA


Edhe pse ka më shumë se një vit që Rusia ka nisur luftën në Ukrainë, Serbia ka injoruar në mënyrë të përsëritur thirrjet e perëndimit për të vendosur masa ndëshkuese ndaj Kremlinit. Në një artikull të gjatë, CNN analizon se si Bashkimi evropian “dështoi’ të ftohë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Moskës dhe të afrojë Serbinë me Perëndimin.

Diplomatët perëndimorë kanë kërkuar të tërheqin presidentin serb Aleksander Vuçiç nga orbita e homologut të tij rus, presidentit Vladimir Putin, duke u zotuar për një rrugë më të shpejtë drejt anëtarësimit në BE.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ka rezultuar me sukses. 18 muaj më vonë, qasja aktuale ka qenë e gjitha e kotë dhe si rezultat nuk po arrin të përmbushë dy synimet e saj. Serbia ka refuzuar të jetë e përfshirë në sanksionet e BE-së kundër Putinit.

“Serbia ka vazhduar të ndjekë interesat e veta në rajon duke mos dhënë përgjegjësi dhe shkaktuar konflikte përreth vetëm që të tërheqë vëmendjen nga problematikat e brendshme, e sigurt se nuk do të ndëshkohen nga Perëndimi”, thuhet ndër të tjera në tekst.

Efektet, siç thuhet në artikullin e CNN, janë ndjerë më së shumti në Kosovë, derisa Perëndimi e trajton Serbinë si zëri kryesor në Ballkan, nganjëherë në llogari të shteteve të tjera të Ballkanit.

Gjatë gjithë muajve të fundit të tensioneve, SHBA dhe BE kanë përsëritur vazhdimisht angazhimin e tyre për të sjellë Vuçiçin në anën e tyre. Por Serbia ka treguar të kundërtën, duke përfaqësuar atë që disa analistë e cilësuan  “një dështim i diplomacisë parandaluese”.

“Duke supozuar se ne e sjellim disi mrekullisht Serbinë në BE, me këtë lloj regjimi, ju praktikisht po sillni një kalë tjetër trojan rus në BE, siç keni në formën e aktualisht Orban,”tha për cnn një ekspert i këshillit evropian.

Artikulli është ndalu edhe të qasja që ka pasur kryeministri i Kosovës albin kurti. Edhe pse ky i fundit i është bashkuar perëndimit për vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Moskës, veprimet e tij në veri të Kosovës duket që ka zemëruar aleatët më besnikë të vendit.

“Ai po përpiqet të jetë Zelensky i Ballkanit. Ai po përdor në mënyrë retorike dhe në mënyrë populliste argumentimin e shtetit të së drejtës. Ai dëshiron të jetë Zelensky i shqiptarëve.” Citohet të ketë thënë për cnn kryetar i rajonit të Preshevës.



Skip to toolbar