Pesë amerikanët mbërrijnë në SHBA! Fituan lirinë pas 8 vitesh burgim në Iran

BOTA


Këto janë momentet emocionuese ku pesë amerikanët e liruara nga Irani mbërrijnë në tokë amerikane dhe takohen me familjarët e tyre.

Vëllai i Simak Nazami: Ne jemi ndarë për tetë vjet. Më në fund, jemi bashkë. Është krejtësisht e pabesueshme dhe ne jemi mirënjohës për këtë moment, me të vërtetë. Dhe ne duhet të fillojmë të ndërtojmë jetën tonë përsëri, a? Faleminderit.

“Nuk do të isha i lirë sot nëse nuk do të ishit ju të gjithë që nuk lejuat që bota të më harrojë”, tha njëri prej qytetarëve amerikanë të liruar, që është identifikuar si Siamak Namazi.

Ata u liruan pas shkëmbimit të diskutueshëm me pesë iranianë të burgosur dhe në këmbim të zhbllokimit të 6 miliardë dollarëve asete iraniane, që më herët ishin ngrirë. Pesë shtetasit amerikanë fillimisht fluturuan për Doha të Katarit, ku u pritën nga ambasadori amerikan në këtë shtet dhe u nisën për në SHBA.

Presidenti amerikan, Xho Bajden falënderoi liderët e Katarit dhe Omanit “për ndihmën në lehtësimin e marrëveshjes” për lirimin e tyre, negociata që zgjatën për muaj të tërë.

Të liruarit janë amerikano-iranianët, Siamak Namazi, 51 vjeç dhe Emad Sharqi, 59 vjeç, të dy biznesmenë dhe Morad Tahbaz, 67 vjeç, një ambientalist, i cili gjithashtu ka nënshtetësi britanike. Dy prej të liruave të tjerë nuk janë identifikuar publikisht.



Skip to toolbar