Ndërron jetë ish-presidenti italian Giorgio Napolitano, prej disa kohësh ndodhej në spital

BOTA


Është ndarë nga jeta ish-presidenti italian Giorgio Napolitano. Ai vdiq sot në Romë në moshën 98- vjeçare. Ish-kreu i shtetit prej disa kohësh kishte probleme shëndetësore, të lidhura edhe me moshën.

Në vitin 2018 ai u shtrua në spitalin e San Camillo dhe iu nënshtrua një operacioni në zemër. Në maj të vitit të kaluar ai u shtrua sërish, këtë herë në spitalin e Spallanzanit, për një operacion abdominal.

Ai la pas gruan e tij Clio Maria Bittoni 89 vjece dhe dy djemtë e tij Giovanni dhe Giulio.

Më 21 maj 2022, Napolitano iu nënshtrua një operacioni abdominal dhe u shtrua në spital për nëntë ditë në spitalin Spallanzani në Romë. Kursi pas operacionit ishte i pandërprerë. Ai ishte presidenti i parë i Republikës së Italisë që u zgjodh dy herë.



Skip to toolbar