Rama: Nga 1 tetori, 767 mijë pensionistë do të përfitojnë rritjen 8.6%

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me lajmin e mirë për rritjen e pensioneve, një vendim i marrë nga qeveria një ditë më parë.

Nga data 1 Tetor, mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjne në masën 8.6 % të pensionit të tyre.

“MIRËMËNGJES dhe duke ju njoftuar se prej 1 Tetorit, mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6% të pensionit të tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kujtojmë se një ditë më parë qeveria mori vendimin për rritjen e pensioneve.

Vendimi hyn në fuqi nga data 1 tetor dhe për vetëm për periudhën tetor – dhjetor 2023 efekti financiar në buxhetin e shtetit llogaritet në rreth 3.1 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2024 do të jetë 12.1 miliardë lekë.

Vendimi parashikon indeksimin në masën 8.6% të të gjitha kategorive të pensioneve, (pensionet e pleqërisë, pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara, ato të invaliditetit, pensionet në qytet, në fshat, pensione që jepen për ndihma të posaçme shtetërore, etj).

Gjatë vitit të kaluar janë realizuar dy indeksime, në total në masën 9.5%, me efekt financiar 5.4 miliardë lekë.



Skip to toolbar