Përmbyten rrugët e Nju Jorkut, reshje të dendura shiu

BOTA


Shiu rekord pushtoi sistemin e kanalizimeve të Nju-Jorkut të premten. Reshjet e shumta u bën shkak për një valë të përmbytjeve që rrjedhin nëpër rrugë dhe në bodrume, shkolla, metro dhe automjete në të gjithë qytetin më të populluar të vendit.

Uji u ngrit shpejt dhe furishëm, duke i zënë në befasi disa udhëtarë teksa kalonin në orën e pikut të mëngjesit të së premtes, shkruan CNN.

Reaguesit e parë u hodhën në veprim aty ku ishte e nevojshme, duke nxjerrë njerëzit nga makinat e bllokuara dhe bodrumet e mbushura me ujë.

Më shumë shi ra në një ditë të vetme në Aeroportin Ndërkombëtar “John F. Kennedy” të Nju-Jorkut, se çfarëdo dite tjetër që nga viti 1948.



Skip to toolbar