Aksident në rrugën e Kombit, humb jetën një person, dy në gjendje të rëndë

AKTUALITET


Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e të martës në aksin rrugor Kukës-Morinë. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi me inicialet P.M, i cili ka qenë drejtues i mjetit tip ‘Opel’, që ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ndërkohë, dy shtetas të tjerë që udhëtonin si pasagjerë në këtë mjet kanë mbetur të plagosur rëndë, dhe janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

“Më datë 18.06.2019, në aksin rrugor Kukës-Morin, shtetasi P.M., banues në Fushë-Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Opel, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë ka dalë nga rruga.Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi P.M., si dhe janë plagosur rëndë dy pasagjerët, shtetasit H.D., dhe E.H., të dy banues në Fushë-Krujë”.

“Të plagosurit pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Kukësit, po dërgohen për mjekim më të specializuar në spitalin e Tiranës.Grupi hetimor dhe Policia Rrugore e autostradës, po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes”-njofton policia



Skip to toolbar